Infrastruktura

Me një infrastrukturë tejet moderne, laboratorë të pajisur me mjetet e nevojshme për ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve mjekësore dhe me 31 ambulanca që do të jenë në çdo kohë në shërbim të pacientëve, poliklinika e UBT-së synon të bëhet referencë e profesionalizmit dhe ekspertizës, ku ndër tjerash do të zhvillohen edhe ekspertët e ardhshëm më të mirë në rajon për të gjitha fushat e mjekësisë, njëherësh edhe të radiologjisë.

 

Programi i Radiologjisë zhvillon procesin mësimor me metodat më moderne të ndërlidhura me teori dhe praktikë, bazuar në një infarstrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse në nivel të lartë.

 

UBT është kujdesur që studentëve të radiologjisë të  mundësojë dhe të ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar. Në këtë mënyrë, ka kompletuar laboratorët:

 

Laboratori i shkathtësive Klinike

Ky laborator është i paisur plotësisht për të lehtësuar të mësuarit përmes simulimit dhe praktikimit të shkthtësive klnike për nevoja të fakultetit të Radiologjisë.

Qendra për simulim dhe praktikë klnike interprofesionale gjendet në objektin e fakulteteve mjekësore pranë kampusit të UBT-së.

 

 

Dhoma e pranimit të sëmurëve

Ky laborator është simulim i pranimit të pacientëve në pranim të klinikës i cili është i pajisur me aparatura moderne të nevojshme si shtretër për të sëmurë, aparati për oksigjenoterapi, pulsoksimeter, tensimoeter, shirninga, gjilpëra, sonda nazograstrike, dorëza sterile etj.

 

 

Laboratori (dhoma) i pranimit të sëmurëve

Ky laborator është simulim i pranimit të pacientëve në pranim të klinikës I cili është I pajisur me aparaturë të nevojshme si: shtretër për të sëmurë, aparati për oksigjenoterapi, pulsoksimetri, tensiometri, shiringa, gjilpëra, kateter urinar, sonda nazogastrike, dorëza sterile etj.

 

 

Salla për intervenime të vogla kirurgjike

Kjo sallë ka instrumentarium të nevojshëm për ushtrime të kirurgjisë së vogël si për qepje, lidhje plagësh, dezinfektues, pinceta, gjilpëra për qepje, skalper, gërshërë, gaza, dorëza sterile, veshkore, kateter urinaranestetik local etj.

 

 

Salla për reanimim

Kjo sallë ka shtretër modern me lëvizje të shumta për pozita të të sëmurëve, defibrillator,apparat respirator,mediamente ampulare, infuzione, sisteme per infuzione, qarshafa për shtretër,varëse të infuzioneve etj.

Poashtu ka edhe shumë kabinete varësisht nga klinikat me specifika të tyre të pajisur me elementet e nevojshme.

 

 

Laboratori i Anatomisë

Studentët mësojnë për Objektin e Anatomisë, anatomia e kockës, skeletin e gjymtyrëve të sipërme, lidhjet e kockave, aparati muskulor, muskujt e anësive të sipërme, sistemi kardiovaskular, aparatin respirator, sistemi uro-gjenital, sistemin nervor etj.

 

 

Laboratori Kompjuterik

Për sa i përket teknologjisë së informacionit, fakulteti ka një laborator kompjuterik të pajisur me 52 kompjuter desktopi dhe 8 laptopë.

 

Biblioteka

Në kuadër të UBT-së ekziston Biblioteka me mbi 20 mijë tituj. Studentët që duan të kërkojnë në Bibliotekë mund të gjejnë literaturë relevante për studimet dhe kërkimet e tyre.

Literatura e shkencave mjekësore është pjesë e Bibliotekës së UBT-së e që përbëhet nga dy hapësira të ndara: hapësira ku gjenden librat dhe hapësira e leximit. Në të është krijuar një katalog elektronik, i cili u lejon lexuesve (studentëve dhe stafit akademik) të informohen për të gjithë materialet dhe titujt, që ekzistojnë në bibliotekë, duke mundësuar gjithashtu edhe aksesin e tyre ne distancë. Biblioteka përfshin në gamën e saj të titujve universitarë, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare.

 

Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qendra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vjenë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë.

 

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.