Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Bashkëpunimi midis UBT-së dhe industrisë është një prej prioriteteve institucionale, të cilat ndikojnë në realizimin e objektivave teorike të mësimdhënies dhe trajnimin e nevojshëm praktik të tyre. Roli i veçantë i këtij bashkëpunimi është permbushja e dy objektivave kryesore: niveli më i lartë i njohurive teorike dhe se dyti zhvillimi i aftësive praktike në zgjidhjen e problemeve.

 

Në këtë aspekt, Fakulteti Juridik ka programuar çdo vit akademik angazhimin në proces gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, të cilët mund të kontribuojnë me mësime tematike. Gjithashtu, Fakulteti Juridik ka një bashkëpunim efikas me Gjykatën Komunale të Prishtinës, Ministrinë e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjinë, Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, Institutin Gjyqësor të Kosovës, Agjencinë Kosovare të Forensikës, organizatat joqeveritare etj.Ekspertët dhe profesorët më të mirë të angazhuar në Fakultetin tonë do të lehtësojnë shqyrtimin praktik të sfidave të sistemit të drejtësisë dhe zbatimin e ligjit.

 

Fakulteti Juridik në UBT ka ndërtuar praktikën e vizitave të realizuara në prokurori, në Gjykatën Komunale, agjencitë publike (Agjencia Kosovare e Konkurrencës, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve dhe sektori tjetër praktik i ligjit, i mbikëqyrur nga një profesor i praktikës profesionale në bachelor dhe programe master.Studentët gjithashtu ndjekin lëndë si  Klinika Ligjore / praktika e kombinuar me leksione mbi zhvillimin profesional.