Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Procesi mesimdhënës ne Fakuletin Juridik bazohet në zhvillimin korrekt të objektivave dhe përmbajtjes lëndore të kurrikulës së programit të studimit.

 

Nё programin e studimit Bachelor në Juridik format kryesore të mësimdhënies janë leksionet, seminaret, praktikat profesionale, punimet seminarike, provimet e mesit të semestrit, provimet e kursit, temat e diplomave, projekte, etj.Ligjëratat zënё pjesën mё tё madhe tё ngarkesës nё programin mёsimor, ku procesi mësimor organizohet në bazë grupi dhe kursi, duke theksuar se forma kryesore e mësimdhënies është mësimdhënia me në qendër studentin.

 

Për realizimin e procesit mësimor janë rekrutuar pedagogë të kualifikuar me grada dhe tituj shkencorë, me eksperiencë në fushën juridike dhe është vënë në përdorim një teknologji bashkëkohore për të realizuar një mësimdhënie të standardeve europiane.

 

Kontrolli i njohurive të studentëve realizohet nga një formulë e vlerësimit të studentëve për çdo lëndë, e prezantuar në plan-programin e secilës lëndë. Përveç provimit përfundimtar, studenti testohet tё gjatё semestrit nё secilën lёndё. Njohuritë e përvetësuara të studentit kontrollohen në mёnyrё dinamike përmes provimeve të pjesshme, punimeve seminarike, aktivizimit gjatë orëve të ushtrimeve, si dhe pjesëmarrjes aktive në procesin mësimor. Në tërësi, të gjitha këto forma kontrolli semestral vlerësohen me pikë, të cilat janë pjesë përbërëse e vlerësimit përfundimtar.

 

Pjese e pandarë e mësimdhënies dhe mësimnxënies është edhe kërkimi shkencor.
Zhvillimi i hulumtimit shkencor përbën një prej shtyllave më të rëndësishme në UBT, për ngritjen e nivelit të mësimdhënies, thellimin e njohurive dhe dijeve njerëzore si dhe aplikimeve të tyre profesionale në vend.

 

Planifikimi i veprimtarive të hulumtimit dhe kërkimit shkencor synon arritjeve të rezultateve konkrete:
– Së pari, në funksion të mësimdhënies – nëpërmjet rritjes së cilësisë së arsimimit, si dhe integrimit të kërkimit shkencor me mësimit. Kjo ju siguron studentëve aftësi metodologjike për kërkim, si dhe mundësi të vazhdueshme në plotësimin e disiplinave mësimore me njohuri shkencore dhe praktike të avancuara.
– Së dyti, në funksion të ndërlidhjes së ofertës universitare me nevojat e tregut të punës nëpërmjet kërkimit shkencor bazë ose të aplikuar, studime dhe projekte për zhvillim, veprimtari të tjera krijuese sipas rregullores së institucionit.
– Së treti, në funksion të zbatimit të marrëveshjeve me institucionet arsimore dhe ato te industrisë duke bërë të mundur një impakt teorik dhe praktik mbi shoqërinë, ekonominë, komunitetin akademik ne vend dhe jashtë tij.