Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Praktika realizohet përmes punës në terren, në institucionet përkatëse (Teatër, TV, Kino Salla të ndryshme teatri, Kabare, Shtëpi filmike, produksione, etj.) konferenca, tryeza dhe pjesa tjetër sa i përket ECTS janë të rregulluara në bazë të programit dhe ECTS kredive.

Puna praktike realizohet nëpër institucione të ndryshme që UBT ka marrëveshje bashkëpunimi. UBT, ka realizuar disa marrëveshje me televizionet nacionale, si RTK, KTV, RTV21, Klan Kosova, T7, RTV Dukagjini, etj. Po ashtu edhe me teatrot vendore; Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe teatrot e qytetëve tjera të Kosovës. Studentët do të vijojnë praktikën në këto institucione. Me të përfunduar praktikën, kanë mundësinë e angazhimit të atyre që tregojnë rezultate në të mira, si aktorë, moderatorë, realizatorë programesh, kameramanë, teknik regjie, montazherë, etj.