Infrastruktura

Ashtu siç parashihet në misionin dhe objektivat institucionale, për një qëndrueshmëri afatgjate, programi studimor është i siguruar në aspektin  infrastrukturor dhe të burimeve mbështetëse. Këtu përfshihen tri kategori:

Ambienti;

Burimet Njerëzore; dhe

Pajisjet e nevojshme në sasi dhe në cilësi.

 

Programi studimor realizohet në hapësira dhe lokacione të përshtatshme mësimore, si në salla, teatër, bibliotekë, inventar, pajisje, laboratorë, studio filmike etj. dhe për këtë ka dokumentacion të plotë si të pronësisë si të qiramarrjes përmes kontratave adekuate afatgjate;

UBT është përkujdesur që të sigurojë laboratorë dhe të pajisë ata laboratorë me mjetet e duhura për mësim. Kështu, programi i Aktrimit ka në disponim dhe përdor disa nga këta laboratorë. Në laboratorë janë instaluar kompjuterët me programet duhura;

Duke pasur parasysh kurrikulin e programit të Aktrimit dhe kurset që mësohen aty, vetë natyra e programit e ka përcaktuar që kompjuterët të jenë siguruar për studentë, dhe ata kompjuterë të kenë softuerë të nevojshëm dhe praktik për njësitë që përfshihen në këto studime. Kështu që softuerët e kërkuar janë të instaluar në kompjuterët që shfrytëzohen nga studentët;

Në Bibliotekë janë të siguruara ulëset në përputhshmëri me numrin e studentëve të Aktrimit. Që nënkupton, 10% e ulëseve në Bibliotekë janë të rezervuara për këtë program studimi;

Për t’u realizuar programi studimor, janë siguruar hapësirat punuese si: sallat e ligjëratave, seminareve, laboratorëve, grupeve të studimit, konsultimeve, etj.