Certifikimi CELI

 

Certifikimi CELI

 

Çfarë është Certifikata e Njohjes së Gjuhës Italiane – CELI

CELI është një certifikim zyrtar i lëshuar nga Qendra për Vlerësimin dhe Certifikimet Gjuhësore (CVCL) e Universitetit për të Huajt të Perugias, i cili vërteton njohurinë dhe aftësinë për të përdorur gjuhën italiane. Ai njihet në të gjithë botën dhe nuk ka skadencë.

 

Për çfarë shërben CELI?
CELI përfaqëson një vlerë të shtuar për zgjerimin e mundësive në studime dhe punë. Për më tepër, për të paraqitur kërkesë për shtetësi italiane, mund të jetë e nevojshme të ju kwrkohet një certifikatë e njohjes së gjuhës italiane, pra më saktësisht certifikata CELI.

 

Struktura e provimeve CELI

Provimet CELI organizohen përmes testëve me shkrim dhe me gojë, të cilat organizohen më qëllim që  të  bëjnë vlerësimin  e aftësive kryesore gjuhësore: pritëse (dëgjim dhe lexim) dhe prodhuese – ndërvepruese (shkrim dhe të folur). Ai që kalon vetëm pjesën gojore, ose vetëm pjesën e shkruar, ka një vit kohë për të përsëritur pjesën e provës që nuk e ka kaluar (tjetra konsiderohet e vlefshme).

Në faqen e internetit të CVCL (https://cvcl.unistrapg.it) ju mund te gjeni strukturen e plotë pwr të gjitha nivelet e provimeve, dhe të shkarkoni teste simuluese të cilat janë mbajtur më parë në afate paraprake, me qëllim që të ushtroni para se ti nënshtroheni testit zyrtar.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e një provimi CELI

Ata që janë të sigurt për nivelin e tyre të italishtes dhe janë ushtruar tashmë me prova të mëparshme të provimeve, ftohen të regjistrohen duke ndjekur udhëzimet në fund të kësaj faqeje.
Në të kundërt, rekomandohet të kontaktoni me kohë Institutin e Gjuhëve të Huaja (celi@ubt-uni.net, tel. +383 (0) 44 100 463), në mënyrë që të mund të merrni pjesë në takime, të ofruara pa pagesë, ku mund të merrni këshilla mbi nivelin tuaj gjuhësor dhe/ose informacion mbi provimet CELI.
Shënim: Testet korrigjohen në mënyrë të centralizuar në Perugia; ju lutemi kini parasysh se zakonisht duhen 3-4 muaj për të marrë rezultatet.

 

 

Afatet e provimeve

Afatet e provimeve gjatë vitit janë tri: ato të rregullta, që organizohen në muajt Qershor dhe Nëntor, dhe janë të hapura për kandidatët e të gjitha niveleve; si dhe afati i Jashtëzakonshëm, i cili organizohet në muajin Mars, dhe është i dedikuar vetëm për nivelet A1, A2, B1 dhe B2.

 

Tarifat për CELI 2025

Provim i plotë: € 100.00

CERTIFICATA CELIDATAT E PROVIMITAFATET PER PERAQITJEN E PROVIMIT
Nga A1 në B2 (pa C1 dhe C2)12 mars 2025deri 24 shkurt2025
Të gjitha nivelet26 qershor 20257 prill – 18 maj 2025
Të gjitha nivelet19 nëntor 20251° shtator – 12 tetor 2025

 

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin në provim, për t’u dërguar me email tek celi@ubt-uni.net

  1. Formulari i regjistrimit CELI të cilin e shkarkoni ne linkun https://iictirana.esteri.it/wp-content/uploads/2023/09/SCHEDA-ISCRIZIONE-CELI.pdf
  2. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës, e vlefshme
  3. Kopje e pagesës bankare (shih detajet më poshtë)

Pagesa duhet të bëhet përmes transferimit bankar në llogarine bankare të: UBT – Instituti i Gjuhëve të Huaja, duke specifikuar për arsyen e pagesës: (emri dhe mbiemri, certifikimi CELI dhe niveli).

 

Banka:                  TEB BANK

Numri: 20-11-00000-39279-58

IBAN:                    XK05