Rezultatet e Pritshme

Ky program tek studentet ofron mundësi për zhvillim dhe demonstrim te dijes dhe te kuptuarit, shkathtësive dhe atributeve tjera ne fushat ne vazhdim:

a.    Njohuritë dhe të kuptuarit

Studentet do te marrin njohuritë dhe te kuptuarit nga:

  • Principet bazike nga analiza matematikore, zgjidhjen e problemeve dhe dizajn.
  • Konceptet bazike nga mekanika, termodinamika, elektronika dhe shkencave te inxhinierisë në relacion me analizën, dizajnin dhe implementimin e sistemeve mekatronike.
  • Përdorimi i teknologjisë informative për analizë kuantitative, simulim, dizajnin e sistemeve, menaxhimi i projekteve dhe komunikim efektiv.
  • Karakteristikat dhe sjellja e materialeve te inxhinierisë në relacion me dizajnin e komponentëve, përzgjedhjen e materialeve dhe integritetin struktural i sistemeve mekanike.
  • Teoria e dizajnit në lidhje me produktin e specializimeve, dizajnin apo prodhimtarin dhe projektimin e sistemeve mekanike/mekatronike duke përdorur elementet moderne të dizajnit.
  •  Bazat e ekonomisë së biznesit, duke përshkruar kornizën për praktikat e inxhinierisë së bashku me implikimet e teorisë ekonomike në kontekstin e praktikave të biznesit dhe të menaxhimit të projekteve.

 

b.    Shkathtësitë

Studentët do të zhvillojnë shkathtësitë për:

  • Përzgjedhjen dhe aplikimin e metodave të duhura matematikore në mbështetje të analizës së problemeve praktike dhe teorike të inxhinierisë.
  • Të aplikojë parimet e Mekatronikës të zhvilluara përmes shkencave te inxhinierisë për zgjedhjen e problemeve praktike, analizat e modeleve dhe projektimin e proceseve  te  inxhinierisë, sistemeve dhe produkteve.
  • Përzgjedhjen dhe aplikimin e metodave kompjuterike të lidhura me modelimin dhe analizën e problemeve te inxhinierisë dhe projektimin e sistemeve te inxhinierisë.
  • Aplikimin e teknologjisë informatike për komunikim efektiv dhe prezantimin e të dhënave dhe dizajn solucioneve te inxhinierisë.
  • Përdorimin e parimeve të dizajnit për analizimin e sistemeve, proceseve dhe komponentëve dhe përdorimi i tyre për modifikim, zhvillim, dizajn dhe krijim të produkteve të reja dhe sistemeve te inxhinierisë.
  • Përdorimi i software-ve dhe teknikave të duhura për identifikim, modelim dhe simulimin e sistemeve komplekse mekatronike.
  • Përdorimi i pajisjeve adekuate për testim dhe matje qe shërbejnë për marrjen, analizimin dhe interpretimin e rezultateve nga një gamë e gjerë e sistemeve te krijuara me baze laboratorike eksperimentale.
  • Aplikimin e një qasjeje të integruar apo sistemore për projektime te inxhinierisë dhe solucioneve inovative te një game te gjere te problemeve te inxhinierisë duke përdorur teknikat e krijuara për testim dhe vlerësim te ideve dizajnuese.

 

 

c.    Kompetenca dhe atribute të tjera

Studentët do të marrin dhe zhvillojnë shkathtësi transferuese me anë të së cilave do të jenë në gjendje të:

  • Përdorin aftësitë analitike për ndarjen dhe ne mënyrë koherente te prezantojnë te dhëna si pjese e procesit te zgjidhjes se problemeve
  • Përdorin teknologjinë e informacionit për të simuluar sisteme, analizimin e të dhënave dhe ofrojnë zgjidhje për çështjet te menaxhimit
  • Komunikojnë në mënyrë të qartë dhe efektive duke përdorur evidencat, grafikone dhe aftësitë e të shkruarit
  • Të aplikojnë qasje sistemore dhe te integruar te cilat i kërkon vendi i punës
  • Përdorin teknika te menaxhimit te kohës dhe resurseve ne mënyrë qe te arrije indikatorët e menaxhimit te projektit
  • Përpilojnë raporte dhe prezantime të integruara

 

Lajme