UBT Akademia Ndërkombëtare Verore

Akademia Verore e UBT shërben si një platformë e shkëlqyeshme për zgjerimin e rrjetit të studentëve dhe për t’i mbajtur ata në kontakt me ligjëruesit nga fakultetet. Akademia Verore e UBT përfshin një seri të seancave verore ku jepen kredi nga programe të pasura akademike që mund të transferohen në institucionet ku studijojnë studentët. Për më tepër, një numër studentësh ndërkombëtarë marrin pjesë në akademinë verore dhe kjo shërben si një mundësi e shkëlqyeshme për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të studentëve si dhe për të pasuruar përvojat e tyre kulturore. Përveç kësaj, Akademia Verore e UBT i jep vlerë të shtuar rrjetit të karrierës personale të studentëve duke u dhënë atyre mundësinë për t’u dalluar. Ligjëruesit e ftuar nga institucionet publike dhe kompanitë private të mirënjohura bashkohen me ne çdo vit dhe ndajnë pikëpamjet e tyre mbi çështjet më relevante që sot kanë të bëjnë me shkencën dhe cështje të ndryshme.