BETA

Monitorimi i Zhvillimeve

Monitorimi i Zhvillimeve

 

Kolegji mbikqyr zhvillimet si ne mjedisin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendëshëm. Këto zhvillime i përkasin kërkesave politike dhe ligjore, treguesve ekonomikë, treguesve social, dhe gatishmërisë qasjes mbi teknologjinë.

 

UBT i kushton një vëmendje të vecantë nismave dhe zhvillimeve në kuadër të strategjsë së Bashkimit Evropian, Grupit Bonlonja, Bashkësisë Evropiane të Qënrdave të informimit, Udhëzimeve të Bashkimit Evropian për Profesionet e Rregulluara dhe Kuadrit të Kualifikimit Evropian. Në kuadër të sigurimit të cilësisë, UBT shqyrton dhe mbikqyr në mënyrë të vazhdueshme praktikat më të mira nga Bashkësia Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. UBT vepron në bazë të praktikave më të mira Bashkësisë së Universitetit Evropian. Institucioni mbart gjithashtu edhe praktikat më të mira të cilat kanë të bejnë me mobilitetin midis studentëve dhe stafit, gjë e cila realizohet nëpërmjet Erasmus + dhe BE. Zhvillimet të lidhura me hulumtimin dhe industrinë mbikqyren në kuadër të Nismës Horizon 2020, Nismës së Ballkanit Perëndimor për Hulumtim, OECD, Raportet e SEE and Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

 

UBT është në sinkroni me ndryshimet që pëson kuadri ligjor për sa i përket arsimit të lartë, standarteve dhe udhëzimeve administrative. Për sa i përket cështjes që ka të bëjë me cilësinë e menaxhimit, merr pjesë rregullisht dhe kontribuon me anë të kapaciteteve të saja në Seminarët për Zhvillim të Kapaciteteve në Agjensinë e Kosovës për Akreditim dhe Seminarët Tempus të BE-së. Ndërkohë për sa i përket menaxhimit institucional dhe standarteve të tij, mbikqyr në mënyrë të rregullt standartet ligjore dhe amendamentet e Ligjit për Arsimin e Lartë, Udhëzimet Administrative për Akreditimin e Bartësve të Arsimit të Lartë, Kuadrit Kombëtar të Kualifikimit dhe Grupit të Ekspertëve të Bolonjës. HERE. Në kuadër të Rishikimi të Planit të saj është këshilluar në mënyrë të vazhdueshme me Planin Kombëtar për Zhvillim të Kosovës 2016-2021, Planin Strategjik për Arsim 2017-2021, Vizionit Kosovar mbi Aftësitë 2016-2021, Planit të Kosovës për Hulumtim, Strategjisë së Kosovës për Inovacion si edhe sektorët strategjikë në tregtisë, ICT, administrimin publik, biznesin, aspektet ligjore, transportin dhe bujqësinë.

UBT përdor një sërë platformash për të mbikqyrur zhvillimet në sektorët e tregut të punës. Qëllimi i procesit të mbikqyrjes është të sigurojë një përputhje mes arsimimit dhe kërkesave të tregut të punës. Gjithashtu kontribuon në mënyrë të vazhdueshme dhe përditëson SMIAL (Sistemet e Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë). Vëzhgon në mënyrë të vazhdueshme dhe kryen pyetësorë mbi Tregun e Punës dhe Tregun e Punës të Sistemeve të Informacionit. Në bazë të këtyre raporteve vlerësimi dhe pyetësorësh UBT kontribuon për të rritur vlerat e shoqërisë.