Kohëzgjatja: 50 orë
Qëllimi i Trajnimit:
Trajnimi synon zhvillimin e aftësive për ndërtimin e aplikacioneve mobile cross-platform duke përdorur React Native. Pjesëmarrësit do të aftësohen në krijimin e ndërfaqeve të përdoruesit, menaxhimin e state-it, integrimin e API-ve dhe publikimin e aplikacioneve për Android dhe iOS.
Grupi i Synuar:
Zhvillues web dhe mobile, studentë të avancuar IT, profesionistë softueri.
Përfitimet pas Trajnimit:
- Zhvillim aplikacionesh mobile për dy platforma
- Reduktim i kohës dhe kostos së zhvillimit
- Portfolio profesionale me projekte konkrete
- Aplikime të avancuara të të dhënave
Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a