Kohëzgjatja: 10 orë
Qëllimi i Trajnimit:
Ky trajnim synon aftësimin e pjesëmarrësve në përdorimin bazë dhe praktik të ArcGIS / ArsMAP për menaxhimin, analizimin dhe vizualizimin e të dhënave gjeohapësinore. Fokus i veçantë i kushtohet krijimit të hartave tematike dhe interpretimit të të dhënave hapësinore për qëllime planifikimi dhe vendimmarrjeje.
Grupi i Synuar:
Zyrtarë komunalë, urbanistë, planifikues hapësinorë, studentë dhe profesionistë të gjeografisë, mjedisit dhe inxhinierisë.
Përfitimet pas Trajnimit:
- Aftësi bazë në përdorimin e GIS
- Vizualizim dhe analizë më e mirë e të dhënave hapësinore
- Mbështetje për planifikim dhe raportim profesional
Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a