Ansible Automation (AWX / Tower)

Kohëzgjatja: 20 orë

Qëllimi i Trajnimit:
Ky trajnim synon zhvillimin e aftësive praktike në automatizimin e menaxhimit të infrastrukturës IT duke përdorur Ansible dhe platformat AWX / Ansible Tower. Pjesëmarrësit do të aftësohen në krijimin dhe menaxhimin e playbooks, automatizimin e konfigurimeve, orkestrimin e shërbimeve dhe standardizimin e proceseve operacionale në mjedise IT.

Grupi i Synuar:
Administratorë sistemi, inxhinierë IT, DevOps specialistë, profesionistë të rrjeteve dhe sistemeve, si dhe studentë të avancuar të teknologjisë informative.

Përfitimet pas Trajnimit:

  • Aftësi për automatizimin e proceseve IT dhe administrimit të sistemeve
  • Reduktim i gabimeve manuale dhe rritje e efikasitetit operacional
  • Njohuri praktike për përdorim të Ansible në mjedise reale
  • Përgatitje për role DevOps dhe menaxhim modern të infrastrukturës

Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a