Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

– Mësimdhënia realizohet përmes ligjëratave, projekteve, seminareve, rasteve te studimit, konsultimeve, mentorimit, punës në terren, vlerësimit të lëndës, provimeve, përgatitjes së tezës së diplomës dhe prezantimit të saj oral. Është e drejtë dhe detyrë e studentëve që të ndjekin të gjitha format e mësimdhënies, siç përcaktohet me dispozitat e Rregullores për studimet universitare / pasuniversitare.

 

– Programi i studimit është strukturuar në atë mënyrë që ndjekësit e tij t’i përmbushin kriteret ndërkombëtare të një profesionisti të përgatitur mirë. Si i tillë, programi  përfshinë të gjitha temat relevante si:

  • Teoria dhe Historia e Planifikimit Urban dhe Hapësinor, 
  • Zhvillimi i Qëndrueshëm,
  • Dizajni Urban,
  • Politikat Urbane dhe Menaxhimi Urban,
  • Zhvillimi Rajonal,
  • Standardet dhe Teknikat Ndërkombëtare në Planifikim,
  • Aspekti legal dhe rregullativ i Planifikimit,
  • Planifikimi dhe Zhvillimi Rural,
  • Vlerat Kulturore Arkitektonike dhe Trashëgimia,
  • Rigjenerimi dhe Restaurimi Urban,
  • Planifikimi përmes Modelimit dhe Simulimit me kompjuter, 
  • Migrimi dhe barazia sociale,
  • Menaxhimi i Integruar i ujërave,
  • Planifikimi Qyteteve të Gjelbërta,
  • Efiçienca e Energjisë dhe Energjia e Ripërtëritshme,
  • Planifikimi i Transportit të Qëndrueshëm dhe Infrastruktura Rrugore,
  • Politikat e Banimit dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Komunitetit,
  • Mbrojtja e resurseve dhe mjedisit,
  • Aplikimi i softwerëve kompjuterik (GIS etj.) në planifikim,
  • Etika Profesionale etj..

 

Tutje, në UBT aktualisht janë duke u zhvilluar disa iniciativa dhe projekte e të cilat lidhen ngushtë dhe drejtpërdrejt me programin Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm, e në të cilat stafi dhe studentët inkurajohen të japin kontribut shkencor e professional dhe t’i zgjerojnë edhe më shumë njohuritë e tyre:

 

(1) Konferenca Vjetore Ndërkombëtare UBT në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (http://conferences.ubt-uni.net/2019/conferences/architecture-spatial-planning/);

(2) Mbeshtetje per te gjitha komunat e Kosoves ne fushen e Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm;

(3) Projekti Smart City Kosova, ku janë të involvuara 8 qytete të Kosovës, përfshirë edhe kryeqytetin Prishtinën (https://cus.ubt-uni.net/projects/);

(4) Instituti për Studime Urbane dhe  Planifikim  Hapësinor në UBT (https://cus.ubt-uni.net/).

 

 

Prandaj; studentët të cilët e përfundojnë këtë program studimor do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë e avancuara bazuar ne aspektin human, teknik, social e ambiental si dhe do te jene kompetent te zgjidhin dhe zhvillojnë programe të natyrës hapësinore, urbane, rurale dhe ambientale. Për më tepër, pas përfundimit të programit, studentët përmes rezultateve të të nxënit, do të jetë në gjendje:

  • Të kuptojnë kompleksitetin dhe natyrën ndërdisiplinore të qëndrueshmërisë;
  • Të kuptojnë teknikat e projektimit dhe planifikimit;
  • Të kuptojnë hartimin e politikave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve;
  • Të kenë njohuri për vlerësimin e aspektit social, ekonomik, hapësinor të mjedisit përmes procesit të hartimit dhe planifikimit;
  • Të fitojnë aftësti komunikimi profesional dhe interpretimi në nivele të ndryshme të audiences;
  • Të kenë njohuri për të ofruar zgjidhje për planifikimin, hartimin dhe problemet e menaxhimit që lidhen me industrinë e planifikimit urban dhe hapësinor;
  • Të kontribuojnë në shkencë dhe kërkime/hulumtime;
  • Të kenë aftësi vlerësimi ndaj vlerave arkitektonike dhe urbane të njësive hapësinore-urbane;
  • Të kuptojnë vlerat e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
  • Të jenë në gjendje të ndërtojë argumente kritike, hipoteza, koncepte dhe të dhëna për të marrë vendime dhe për të zgjidhur çështje të ndryshme të planifikimit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në mënyrë kreative;
  • Të marrin pjesë në planifikimin, hartimin dhe zbatimin e projekteve në shkallë të gjerë urbane dhe hapësinore;
  • Të jenë në gjendje të marrin pjesë aktive, të kontribuojnë dhe përshtaten në ekipe ndërdisiplinore në planifikim urban e hapësinor si dhe zhvillim të qëndrueshëm;
  • Të jenë në gjendje të përdorin njohuritë dhe aftësitë e fituara në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional dhe akademik;
  • Të jenë në gjendje të përfshihen në hulumtime urbanistike, hapësinore dhe të qëndrueshmërisë duke përdorur metodologjitë kualitative dhe kuantitative të hulumtimit;
  • Të jenë të përkushtuar për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe të përshtaten me teknologjinë dhe metodat e punës në planifikim dhe zhvillim të qëndrueshëm;
  • Të jenë të familjarizuar me etikën e planifikimit dhe rregulloreve që mbështesin profesionin.