Missioni i programit Inxhinieria e Energjise dhe Mjedisi MSc është të ofroj arsim të avancuar, multidisiplinor dhe të orientuar drejt kërkimit, i cili përgatit profesionistë kompetentë dhe liderë të ardhshëm të aftë për t’u përballur me sfidat teknologjike, mjedisore dhe shoqërore të sektorit të energjisë dhe Mjedisit.
Programi Inxhinieria e Energjise dhe Mjedisi MSc është i përkushtuar për zhvillimin e njohurive të avancuara dhe kompetencave profesionale në sistemet e energjisë së qëndrueshme, integrimin e energjisë së rinovueshme, rrjetat e mençura, ruajtjen e energjisë, analizën dhe optimizimin e sistemit të energjisë, efikasitetin e energjisë dhe inxhinierinë mjedisore. Përmes kërkimit, inovacionit, zbatimit praktik dhe të mësuarit ndërdisiplinor, studentët janë të përgatitur të zhvillojnë zgjidhje të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që mbështesin kalimin drejt sistemeve të energjisë me karbon të ulët dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit.
Programi Inxhinieria e Energjise dhe Mjedisi MSc synon më tej të promovoj përsosmërinë akademike, inovacionin, ndërkombëtarizimin, bashkëpunimin me industrinë dhe palët e interesuara përkatëse dhe integrimin e kërkimit (hulumtimit). Ai nxit përgjegjësinë etike, administrimin mjedisor, lidershipin, komunikimin efektiv dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke i mundësuar të diplomuarve të kontribuojnë në mënyrë efektive në zhvillimin e qëndrueshëm, përparimin teknologjik dhe transformimin e vazhdueshëm të sektorëve të energjisë dhe mjedisit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Misioni i programit Inxhinieria e Energjise dhe Mjedisi MSc bazohet gjithashtu në Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031, e cila gjithashtu promovon potencialin për zhvillimin e energjisë së rinovueshme.