Infrastruktura

Programi bazohet në punën e bërë nga TEMPUS Projektit për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit.

 

Programi ka laboratore moderne dhe inovative me të gjitha pajisjet elektrike për bazat elektrike dhe elektronike, instalimet elektrike, kontrollin elektrik, sistemet diellore, turbinat me erë, pompat e ngrohjes, smrat grid-ët,  paisje të ndryshme testuese, etj.

 

Laboratorët që në pronësi të Kolegjit UBT mund të përdoren për kurset në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë janë:

 

Nr. Lab. Emri i Laboratorit Kapaciteti
1 I202 – Laboratori i instalimeve elektrike & Smart Grid laboratori 25
2 I 111- Laboratori i Mechatronikës 200m2
3 I 106 -IOT Laboratori 25
4 I 210 – CAD Laboratori 25
5 I 211 – Matlab Laboratori 25
6 I 212 VR & GIS Laboratori 25
7 I 213 – Laboratori i Bazave të Elektrikes 25
8 I 216 – Laboratori i energjisë së erës 25
9 I 217 – Laboratori i pajisjeve të testimit dhe auditimit 25
10 I 218 – Laboratori i energjisë solare 25
11 F 002 – Laboratori i biomasës dhe kimisë 25
12 F 004 – Laboratori i materialeve 25
13 F 111 – Laboratori i fizikës 15

 

 

Pikat e forta të programit janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet që UBT promovon, përkatësisht metodën shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar, orientimin praktik, ndërdisiplinor dhe interaktivitetin. Programi gjithashtu tregon rëndësinë e teknologjisë dhe zhvillimeve teknologjike në biznes dhe zhvillimet ekonomike.

 

Litaratura për këtë fushë, e cila është pjesë e Bibliotekës së UBT-së, përfshin në gamën e saj të titujve universitar, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qëndra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vienë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë.

 

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.

E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx  
Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission
Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/
Revistat e Cambridge http://journals.cambridge.org/action/login
Jstor Library http://www.jstor.org/

 

UBT është e pajisur me platformën Moodle e cila është krijuar që të ndihmojë studentët të kenë qasje në materialet mësimore, ku përfshihen syllabuset e të gjitha lëndëve të programit, prezantimet  dhe të gjitha materialet tjera relevante, në konsistencë me kurrikulën e programit.