Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Mbi 90 % e kapaciteteve prodhuese të energjisë në Kosovë gjendet në dy termocentrale Kosova A dhe Kosova B, të cilat operojnë me linjit, kurse pjesa tjetër e konsumit mbulohet nga prodhimi i energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) si dhe importi.

 

Energjia është identifikuar si prioritet kryesor kombëtar për Qeverinë dhe përqendrohet kryesisht në investime të mëdha në përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë, shpërndarjes së energjisë si dhe zhvillimin e kornizës ligjore për prodhimin e energjisë së rinovueshme  dhe të qëndrueshme, e cila është e paraparë edhe me Startegjinë e re për Energji në Republikën e Kosovës 2023-2031.

 

Sfidat kryesore me të cilat përballet sektori i energjisë në Kosovë janë: Zhvillimi i infrastrukturës energjetike, lehtësimi i investimeve për furnizim të rregullt me energji, zhvillimi i skemave inovative të financimit për investime kapitale dhe reflektimin e tyre në mjedis dhe në koston dhe çmimin e energjisë.

 

Përmirësimi i sigurisë dhe furnizimin me energji nënkupton, ndër të tjera, promovimin e diversitetit, efikasitetit dhe fleksibilitetit brenda Sektorit të Eenergjisë dhe Mjedisit.

 

Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë dhe Mjedisit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, kontrata apo dokumente të tjera me profesorë eminent, institucione/organizata, siç i kemi edhe në tabelën e mëposhtme të listuar.

 

Nr. Emri i Kompanise Lloji iKompanise
1 KEK Kompania Elektroenergjetike e Kosovës
2 KOSTT Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregtisë së Kosovës
3 KEDS Kompania e Shpërndarjes dhe Furnizimit të Kosovës
4 TERMOKOS Kompania Publike e Ngrohjes
5 ERO Zyra e Rregullatorit të Energjisë
6 NOTUS ENERGY KOSOVA LLC Turbinat me Ere
7 AIR ENERGY, KITKA Turbinat me Ere
8 MUQA SOLAR Kompania e Implementimit të Sistemeve Fotovoltaike
9 ELECTRA Fabrika për implementimin e Pajisjeve Ndërprerëse 20 kV dhe 35 kV
10 MONTING Kompania për prodhimin e Nënstacioneve të Tensionit të Mesëm dhe Kabinave të Tensionit të Mesëm
11 AWESK Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës
12 SCHNEIDER ELECTRIC Zyra Perfaqesuese per Kosove
13 SUNVOLTA Kompania e Implementimit të Sistemeve Fotovoltaike
14 OIEK Oda e Inxhiniereve te Kosoves