Studentët

Qëllimi i programit është të përgatisë studentë të marrin përgjegjësi si profesionistë dhe teknikë dentar kompetent në ofrimin e shërbimeve teknike dentare, dhe të zhvillojë individë me njohuri dhe aftësi shkencore, teknike, inovative dhe të sofistikuara për punët laboratorike dentare.

 

Pas përfundimit të programit Teknik Dentar, studenti është i kualifikuar të punojë si ushtrues profesioni në laboratorët e dhëmbëve dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i jep studentit njohuri të nevojshme si në aspektin teorik ashtu edhe atë laboratorik të pajisjeve dentare, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shkencës dhe teknologjisë dentare, si dhe kërkesat për shërbime dentare në popullatën e përgjithshme.