Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, është program i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, ku është një ndër fakultetet më të suksesshme në rajon në përgatitjen e inxhinierëve të ardhshëm.

 

Ky fakultet ka një numër të madh të studentëve, megjithatë qindra të tjerë kanë vendosur të jenë pjesë e suksesit të garantuar duke ju bashkuar UBT-së, si rezultat i cilësisë dhe mundësive të shumta që i ofron institucioni.

 

Kursi miraton një mësim të balancuar teorik dhe ushtrime praktike. Shumica e kurseve kanë një raport të barabartë të dedikuar për praktikë. Në përgjithësi, programi promovon një kurrikulë të orientuar nga procesi, i projektuar për të nxitur kontributin e studentëve në industrinë në formën e projektit Capstone, integrimin e përvojës laboratorike dhe hulumtimin relevant të industrisë.

 

Kredia ECTS e së UBT mat një kredi të barabartë me 30 orë akademike. Si pjesë e sistemit të kreditit, institucioni llogaritë orët e kontaktit, punën praktike dhe vetëstudimin. Programi zgjat tri vite, për një total prej 5400 orësh. Një vit i plotë akademik është ekuivalent me 1800 orë orë kontakti, vetëstudim dhe praktikë. Gjatë tri viteve të studimit, studenti duhet të kompletojë të gjithë 180 ECTS, ndarë në gjashtë semestra me 30 ECTS.

 

Institucioni ka një rrjet të gjerë të institucioneve dhe rrjetit të industrisë për t’iu mundësuar studentëve vendin e punës. Programi në vetvete ka tërhequr si studentë, ashtu edhe njerëz të përfshirë në tregun e punës dhe zgjedhja e studimit duket se është orientuar kryesisht në procesin e përmirësimit të aftësive. Programi thekson rëndësinë e punës praktike, si në aspektin e orëve të dedikuara për përvojën praktike laboratorike dhe fokusin e saj në një tezë dhe aplikim të bazuar në industri.

 

Programi përfshinë një komponent Capstone / Thesis që synon të promovojë dhe të gjenerojë hulumtime, njohuri dhe projekte relevante për industrinë. Seksioni i teorisë-praktikë përshkruan më tej laboratorët që ka marrë institucioni për t’iu mundësuar studentëvenjë theks më të madh në komponentin praktik. Për më tepër, institucioni ka tërhequr praktikuesit e industrisë për të ligjëruar në institucion, si një mjet për të përforcuar njohuritë e nxënësve në zhvillimet e fundit në industri. 

 

Në këtë mënyrë, UBT që nga themelimi i këtij fakulteti ka nxjerr kuadro dhe vazhdon të përmbush edhe kërkesat e tregut të punës në sektorin e ndërtimit në Kosovë, ku në bazë të statistikave të fundit rreth 95% e studentëve janë të kyçur në tregun vendor, ndërkaq qindra të tjerë janë pjesë e tregut ndërkombëtar të punës.