Pranimi ne Studime, Kriteret, Afatet

Programi i studimit është i hapur për studentët që kanë përfunduar maturën shtetërore. Kandidati është i përshtatshëm për pranim nëse ai/ajo përmbush kriteret minimale të pranimit të caktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Studentët që e kanë kompletuar programin do të jenë në gjendje të:

 

  • Zbatojë aftësitë e të menduarit kritik dhe integrativ në aplikacionet e Efiçiencës Energjetike.
  • Zgjidhë probleme të efiçiencës energjetike me theks të veçantë në fushat e inxhinierisë energjetike dhe komponentët e tij, energji të rinovueshme, menaxhimin e këtyre sistemeve.
  • Jetë konkurrues në mjedis industrial dhe teknologjik.
  • Posedojë, njohë dhe fuqizojë aftësitë individuale dhe përmirësojë kapacitetet njëkohësisht në fushën teorike dhe praktike të inxhinierisë energjetike.
  • Zhvillojë një kulturë pune në formë ekipore, duke i bërë ata pjesë të proceseve moderne dhe trendeve në botë.
  • Mësojë dhe kuptojë konceptet e dizajnit në sistemet Energjetike duke e pasur parasysh teknologjinë në dispozicion dhe aftësitë aplikative të saj.
  • Mësojë në detaje komponentët e inxhinierisë së zbatueshme në fusha të ndryshme, si është: industria, efiçienca energjetike, menaxhimi i energjisë, ndërtesat.
  • I përgjigjet nevojave specifike në industritë e ndërlidhura.
  • Kuptojë bazat e shkencës së inxhinierisë energjetike të zbatueshme në efiçiencë energjetike, si është inxhinieria mekanike, inxhinieria elektrike dhe mekanike dhe inxhinieria softverike.
  • Mësojë rreth prezantimit dhe raportit profesional me shkrim duke pasur parasysh formatet e përdorura në inxhinieri.
  • Posedojë edukim të shkëlqyeshëm të standardeve më të larta akademike dhe etike, kombëtare dhe ndërkombëtare.