Mësimdhënia dhe mësimnxënia
Lënda përmban Ligjërata teorike dhe ushtrime praktike. Shumica e lëndëve kanë një raport të barabartë të dedikuar për praktikë. Në përgjithësi, programi promovon një kurrikulë të orientuar drejt promovimit të studentëve në industri, integrimin e përvojës laboratorike dhe kërkimin përkatës për industrinë.
Kreditë (ECTS) në Faultetitn e Inxhinierisë së Energjisë janë ekuivalente me 25 orë akademike. Si pjesë e sistemit të krediteve, institucioni llogarit orët e punës, punën praktike dhe vetë-studimin. Programi zgjat tre vjet për gjithsej 4500 orë. Një vit i plotë akademik është i barabartë me 1500 orë pune, vetë-studim dhe praktikë. Gjatë tre viteve të studimit studenti duhet të plotësojë të gjitha 180 ECTS të ndara në gjashtë semestra me nga 25 ECTS.
Institucioni ka një rrjet të gjerë institucionesh dhe rrjeti industrial për t’u mundësuar studentëve vendosjen në punë. Programi në vetvete ka tërhequr si studentë ashtu edhe njerëz që janë tashmë të angazhuar në tregun e punës dhe zgjedhja e studimit duket se është orientuar kryesisht si proces i përmirësimit të aftësive. Programi thekson rëndësinë e punës praktike si në aspektin e pjesës së orëve të dedikuara për përvojën praktike laboratorike ashtu edhe në fokusin e tij në një tezë dhe aplikim të bazuar në industri. Programi përfshin një komponent të Tezës/Kapstone-it i cili synon të promovojë dhe gjenerojë kërkime, njohuri dhe projekte relevante për industrinë. Seksioni teori-praktikë më sipër përshkruan laboratorët që institucioni ka fituar për t’u mundësuar studentëve një theks më të madh në komponentin praktik. Për më tepër, institucioni ka tërhequr praktikues të industrisë për të dhënë leksione në institucion si një mjet për të përforcuar njohuritë e studentëve mbi zhvillimet e fundit në industri. Një listë e plotë e marrëveshjeve me industrinë, si dhe opsionet e lëvizshmërisë së studentëve, është përshkruar në detaje në Seksionin e Punësimit dhe Karrierës së Studentëve të këtij raporti.