Mbi 90 % e kapaciteteve prodhuese të energjisë në Kosovë gjendet në dy termocentrale Kosova A dhe Kosova B, të cilat operojnë me linjit, kurse pjesa tjetër e konsumit mbulohet nga prodhimi i energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) si dhe importi.
Energjia është identifikuar si prioritet kryesor kombëtar për Qeverinë dhe përqendrohet kryesisht në investime të mëdha në përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë, shpërndarjes së energjisë si dhe zhvillimin e kornizës ligjore për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe të qëndrueshme, e cila është e paraparë edhe me Startegjinë e re për Energji në Republikën e Kosovës 2023-2031.
Sfidat kryesore me të cilat përballet sektori i energjisë në Kosovë janë: Zhvillimi i infrastrukturës energjetike, lehtësimi i investimeve për furnizim të rregullt me energji, zhvillimi i skemave inovative të financimit për investime kapitale dhe reflektimin e tyre në mjedis dhe në koston dhe çmimin e energjisë.
Përmirësimi i sigurisë dhe furnizimin me energji nënkupton, ndër të tjera, promovimin e diversitetit, efikasitetit dhe fleksibilitetit brenda Sektorit të Eenergjisë dhe Mjedisit.
Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë dhe Mjedisit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, kontrata apo dokumente të tjera me profesorë eminent, institucione/organizata, siç i kemi edhe në tabelën e mëposhtme të listuar.
Lista e marrëveshjeve të bashkëpunimit | ||
Nr | Emri i kompanisë | Lloji i kompanisë |
1 | KEK | Koorporata Energjetike e Kosovës |
2 | KOSTT | Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregtisë së Kosovës |
3 | KEDS | Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim |
4 | TERMOKOS | Kompania e Ngrohjes Publike |
5 | ERO | Zyra e Rregullatorit për Energji |
6 | MUQA SOLAR | Kompania e Implementimit të Sistemit Diellor |
7 | ELECTRA | Fabrika për implementimin e Ndërprerësve 20 kV dhe 35 kV |
8 | MONTING | Kompania për prodhimin e Nënstacioneve TM dhe kabinave të TU |
9 | AWESK | Asociacioni i Grave në Sektorin e Energjisë të Kosovës |
10 | Schnider Electric | Kompani për prodhimin e paisjeve Elektrike |