Kohëzgjatja: 48 orë
Qëllimi i Trajnimit:
Ky bootcamp synon zhvillimin e aftësive praktike në ndërtimin e aplikacioneve moderne web dhe mobile, duke përfshirë teknologjitë Python, HTML, CSS, JavaScript për web dhe Android, iOS, Flutter & Dart, React Native, Swift për aplikacione mobile. Programi fokusohet në qasje praktike, projekte reale dhe punë në ekipe.
Grupi i Synuar:
Studentë të IT-së, programerë fillestarë dhe të ndërmjetëm, start-up dhe individë që synojnë karrierë në zhvillim softuerik.
Përfitimet pas Trajnimit:
- Aftësi praktike në zhvillimin e aplikacioneve web dhe mobile
- Njohje me teknologjitë moderne të zhvillimit
- Krijim i portofolit profesional të projekteve
- Rritje e punësueshmërisë në sektorin IT
Apliko nga https://forms.office.com/r/vDKFM39t5a