Rëndësia e tregut

Për te diplomuarit e Kolegjit UBT ne Fakultetin e Mekatronikës, pritet qe te jene ne gjendje qe shume shpejt tu përshtaten trendëve ne industri, tu përgjigjen shume shpejt nevojave te tregut dhe ti përshtaten qasjes integruese ne zhvillimin e produkteve dhe proceseve, dhe me përparësitë e dijes dhe eksperiencës se tyre ne disiplina te shkathtësive te ndryshme, me qene udhëheqës  kompetent te ekipeve. Nga te diplomuarit do te kërkohet qe te punojnë ne ambiente industriale dhe te implementojnë teknologjinë e avancuar e te bazuar ne principet e mekatronikës si dhe te komunikoj dhe te sigurojnë një relacion ne mes te specialisteve ne fusha te caktuara, bazuar ne kërkesat e bizneseve ne Kosove. Ata do te jene ne gjendje te japin një kontribut te veçantë ne te gjitha fazat e  dizajnit te inxhinierisë – prej konceptualizimit e deri tek produkti final me një qasje vërtet sistemike, ne te cilën nënsistemet elektrike, elektronike, kompjuterike dhe mekanike janë dizajnuar njëkohësisht qe te funksionojnë si sisteme te integruara ose te veçanta.

Kërkesa e tregut te punës ne Kosove për inxhinier profesionist ka qene pjesërisht e larte viteve te fundit. Në esencë numri i vendeve te punës i krijuar ne këtë grumbull te shkathtësive është me i madhe sesa numri I studenteve te regjistruar ne institucionet e arsimit te larte. Këtu Kolegji UBT ka shfrytëzuar një kornize me disa indikatorë qe te vlerësoi kërkesat e tregut te punës dhe vlerën e shtuar te shkathtësive ne industri: (1) Sektorët ekonomik me potencialin me te rëndësishëm te resurseve humane, (2) impaktin e sektorit te shkathtësive ne ekonomi dhe (3) potencialin e krijimit te punësimit  ne sektorin ekonomik.

 

Indikatori I pare – Sektori ekonomik me potencialin me te rëndësishëm te resurseve humane – zhvillimi ekonomik varet nga aftësia e shtetit qe te gjeneroj dije te re e përfshire  ne produktet dhe shërbimet qe janë te kërkuara ne tregun global.

Përshtatja ne ndërrimin e kërkesave zakonisht bazohet ne dijen qe është përdorur për te krijuar produktet dhe shërbimet  qe ndodhen ne treg. Nëse ekspertiza është importuar dhe përparësia konkurruese është ndërtuar per treg te lire te punës, atëherë munde te ketë efekt pozitiv ne te hyra, punësim dhe mirëqenien shoqërore ne përgjithësi. Zëvendësimi i bere qe sektorëve ekonomik tu epet mundësia me u përshtate, me qene inovativ si dhe me mbete konkurrues është qe ti shpërndajë te punësuarit ne vendet e punës qe kërkojnë nivel te lartë te shkathtësive te arritshme kryesisht përmes kualifikimeve te arsimit te larte si dhe me shkathtësitë teknike për te aplikuar dijen ne ambientet prodhuese. Procesi ynë analitik është gjeneruar duke krahasuar Labour Force Survey dynamics (2014) dhe grupimin e profileve dhe profesioneve te punëve ne kategoritë ISCO.


Indikatori i dytë bënë matjen e shfrytëzimit te shkathtësive te sektorëve te ndryshëm (ISCO) te aplikuara ne sektorët ekonomik. Anketa e fundit e Labour Force Survey (LSF) jepe indikacione qe biznesi dhe administrata, inxhinieria dhe profesionet e veçanta (trades), agrikultura dhe agrobizneset dhe profesionet e prodhimtarisë dhe përpunimit kanë aplikimin me te madhe ne sektorët ekonomik te Kosovës

 

Indikatori I trete bënë matjen e numrit te vendeve te punës te krijuara ne dekadën e fundit ne sektorët ekonomik dhe sektorët e shkathtësive korresponduese. Kur ne e analizojmë numrin e vendeve te punës te krijuara nga sektori ekonomik, bazuar ne LFS (2015), sektorët qe ndikuan me se shumti ne krijimin e vendeve te punës ne Kosove janë:

Bazuar ne LSF (2014), sektorët kryesor te shkathtësive qe kontribuuan ne krijimin e vendeve te punës ne Kosove ne vitet e kaluara janë si me poshtë:

Ekzistojnë dy sektor te shkathtësive qe ne esence kanë kontribuar ne krijimin e vendeve te punës ne Kosove gjate dekadës se kaluar dhe janë relevant për programin tone: Prodhimtaria dhe Përpunimi dhe profesionet inxhinierisë te cilat se bashku kanë kontribuar përafërsisht 20% te krijimit te vendeve te punës gjate dekadës se kaluar.

Për te përmbledhur, ne baze te Labour Force Survey, janë inxhinieria dhe prodhimtaria qe vijnë si sektorët ekonomik me numrin me te madhe te vendeve te punës te krijuara gjate dekadës se kaluar, dhe janë sektorët e shkathtësive qe me se shumti kontribuuan ne krijimin e vendeve te punës (20%). Për me tepër, Prodhimtaria/Përpunimi dhe profesionet e inxhinierisë janë disa nga shkathtësitë qe kombinohen me aplikimin me te madh ne ekonomi me 71% respektivisht 64%. Krejt ne fund, prodhimtaria elektronike, kompjuterike dhe programimi si dhe profesionet tjera te inxhinierisë janë disa nga sektorët e shkathtësive qe e bëjnë punësimin e numrit me te madhe te profesionisteve.

Lajme