Studentët e Aktrimit në UBT performuan disa shfaqje në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit

25/04/2024

Studentët e Fakultetit të Aktrimit në UBT, Elvana Prendi, Kevin Kçira dhe Qlirimtare Llumnica realizuan disa performanca në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit.

Nën mentorimin e profesorëve Alban Zogaj, Ilir Prapashtica dhe Shkodran Tolaj studentët performuan shkëlqyeshëm para një publiku të gjerë. “Rini thuaja këngës”, “Laboratori”, “Burgu”, “Prishtinalikja” dhe “Profesori dhe Studenti” ishin disa nga performancat që u shfaqën nga studentët për publikun.

Fakulteti i Aktrimit vazhdon të jetë promotor i talentëve të artit dhe aktrimit. Është një mundësi unike e të rinjve për t’u bashkuar në këtë drejtim unik në UBT, ku përmes një stafi prej profesionistëve, studentët mbështeten në iniciativat e tyre për të ardhmen.