“Etyde” – performanca e studentëve të Muzikës Moderne në Javën e Artit dhe Dizajnit në UBT

25/04/2024

“Etyde” ishte performanca e studentëve të grupit të vokalit në Fakultetin Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit.

Nën mentorimin e Profesoreshës Fatlume Bunjaku, studentët shfaqën talentin e tyre në performancë.

Studentët që performuan ishin: Meriton Heta, Dea Berisha, Edisona Bujupi, Agnesa Vishesella, Bleta Hamza dhe Yllka Dema.