Praktika e punës si metodë e rritjes së shkathtësive

Programi PPM ofron mundësi për orientim dhe  vendosje të studentëve në vende të ndryshme potenciale  të  punës me bazë në një organizatë qeveritare, politike apo jofitimprurëse për të realizuar praktikën e punës (Internshipin). Studentët  që realizojnë praktikën e punës do të realizojnë raport profesional analitik, bazuar në vendosjen e tyre, e cila eksploron një problem ekzistues të politikave publike, një  eksperiencë nga përballje apo ballafaqimi me situata të vërteta nga ambienti i punës në jetën publike apo në organizatat e sektorit jo-fitimprurës. Raporti i studentëve jep rekomandime për një strategji apo plan të veprimit për të zgjidhur problemet apo për të trajtuar situatat.


Vendet e tilla të praktikave të punës varen shumë nga performanca e përgjithshme akademike e studentit si dhe gatishmëria e tij që të vendosët në një organizatë politike apo jofitimprurëse. Studentët të cilët nuk  realizojnë praktikën për arsye të ndryshme, kryesisht e realizojnë një raport analitik që reflekton  angazhimin e tyre në një problem të politikave publike ku me anë të analizave të ndryshme sasiore dhe cilësore do të paraqesin rekomandimet e tyre rreth fenomeneve të analizuara apo të observuara të politikave.

Lajme