Fakte rreth programit

Përshkrimi (emri) i programit të studimit

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi  

Niveli i kualifikimit sipas KKK (me shkurtesat BA, MA, PhD, programi i doktoratës, kurs universitar, certifikatë ose diplomë profesionale)

Niveli 6 ; BA

Diplomat shkollore ose emrin e diplomës, shkruhen në mënyrë të plotë dhe në formë të shkurtuar

BA për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Fusha e studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC)

BA për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Profili i programit akademik (specializimi)

·         Specializimi (1) Financa, Banka dhe Sigurime

·         Specializimi (2): Kontabilitet, Auditim dhe Tatime

·         Specializimi (3) Marketing dhe Shitje

·         Specializimi (4): Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion

·         Specializim (5)  - Biznes Ndërkombëtar

Grupi i synuar

Studentët që kanë përfunduar maturen dhe që përmbushin kërkesat sipas Ligjit mbi Arsimin e Lartë

Kohëzgjatja minimale e studimeve

Gjashte semestra {tri vite akademike}

Forma e studimeve (e rregullt, me korospodencë, në distancë etc.)

Regulltë

Numri i Kredive ECTS (totali dhe për vit)

180 ECTS

Fakthe rreth te diplomuarve - MBE

Fakte rreth te diplomuarve - MBE

 

Plan-Programi i Hulumtimeve të Fakultetit MBE

Fakulteti MBE ka qenë i angazhuar në kërkime shkencore dhe në gjenerimin e njohurive të reja. Cilësia si dhe sasia e hulumtimit e realizuar nga stafi ynë akademik dhe studentët në nivel pasuniversitar është rritur vazhdimisht dhe është pasqyruar me rritjen e numrit të publikimeve në konferenca, simpoziume dhe publikime në revista shkencore, kapituj të librit, dhe mënyrat të tjera të publikimeve. Për më tepër, UBT në përgjithësi dhe MBE në veçanti ka investuar në bashkëpunimet aktive dhe produktive kërkimore me një gamë të gjerë të partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Fakulteti: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi ka struktura të qarta të organizimit të hulumtimit, ka identifikuar dhe po kontribuon në këto fusha të zgjedhura kërkimore (por duke mos u kufizuar vetëm në këto):

  • Menaxhimi strategjik dhe Ndërmarrësia
  • Inovacioni dhe rritja e firmave
  • Hulumtimet e operacioneve (të proceseve dhe sistemeve)
  • Procesi biznesor
  • Strukturat dhe kultura organizative
  • Menaxhimi i projekteve ndërkombëtare
  • Zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM-ve)
  • Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm
  • Menaxhimi i rrezikut dhe të vlerësimit të aseteve të rrezikshme
  • Kompetenca ndërkulturore dhe biznes ndërkombëtar
  • Ndërvarësia në tregtinë ndërkombëtare
  • Faktorët e mjedisit ekonomik dhe social
  • Ekonomia e punës - e kapitalit njerëzor dhe papunësisë
  • Prokurimi publik dhe logjistika
  • Politika fiskale dhe financat publike
  • Politika monetare dhe banka qendrore
  • Aspekte të Ekonomisë ndërkombëtare
  • Ekonometri
  • Ekonomia e Arsimit
  • Mjedisi dhe burimet natyrore
  • Ekonomia e avancuar
  • Menaxhimi i institucioneve financiare dhe i financave.

 

 

Lajme