Objektivat e programit

Objektivat e programit

 

Objektivat e programit

Në fazën e hershme të studimit, respektivisht 4 semestrat e parë (dy vite) programi ofron një studim bazë nga fushat e menaxhimit, të biznesit dhe të ekonomisë, ku studenti pajiset me njohuri dhe eksperiencë bazë të pjesës teorike dhe asaj praktike të fushave të studimit.

Studenti në këtë fazë përgatitet në aspektin e përgjithshëm akademik dhe profesional, duke kuptuar disa parime themelore akademike dhe biznesore, të cilat zhvillohen paralelisht.


Në rrafshin e aftësimit të përgjithshëm, studenti aftësohet të shkruajë shkrime akademike, mëson gjuhë të huaj profesionale dhe komunikimin biznesor, mëson bazat e matematikës ekonomike, mëson për shfrytëzimin produktiv të teknologjisë informative, etj.


Në rrafshin e Ekonomisë, studenti mëson bazat e mikroekonomisë dhe të makroekonomisë në teori dhe praktikë, mëson marketingun, bazat dhe standardet e kontabilitetit, statistikën dhe përdorimin e saj në praktikë, elemente të Ekonomiksit të avancuar, menaxhimin e financave, etj.


 

Në rrafshin e menaxhimit të procesit të biznesit, studenti mëson për bazat e menaxhimit dhe të ndërmarrësisë, duke filluar nga elementët bazikë, për të kuptuar menaxhimin e biznesit dhe të organizatës dhe duke u avancuar në kuptimin e menaxhimit të proceseve të biznesit, të nevojshme për të krijuar produkte dhe shërbime, kupton rëndësinë e sistemeve të informacionit në biznes, duke u zgjeruar më tej në të kuptuarin e ndërmarrësisë dhe të funksionimit të rrjetit të bizneseve. Në këtë fazë studenti kupton se si realizohet hulumtimi i tregut, si startohet dhe zhvillohet biznesi, si realizohet prokurimi (akti i blerjes), procesimi, prodhimi, krijimi dhe si realizohet shitja e produkteve dhe e shërbimeve, etj. 

 

Objektivat e programit

 

Në rrafshin e menaxhmentit, të njohjes së dhe të kuptimit të strukturave organizative, studenti mëson për format e dizajnimit të organizatave, të funksioneve dhe niveleve menaxheriale, për lidershipit dhe vendimmarrjen, për planifikimin dhe kontrollin e aktiviteteve biznesore, për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe motivimin, për menaxhimin e dijës, për kulturën organizative, etj. 

Programi është dizajnuar në atë mënyrë që t’u mundësojë studentëve të avancohen në drejtim të specializimeve të ndryshme, të cilat pasojnë në semestrin e pestë dhe të gjashtë, respektivisht në vitin e tretë (të fundit) të studimeve.

 

Fushat e specializimit janë të shoqëruara me aftësimin e studentëve për të krijuar nivel të të menduarit kritik në kuptimin e ekonomisë, të  proceseve dhe të sistemeve të biznesit, të koncepteve menaxheriale strategjike të ndërmarrësisë dhe në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve. 

 

Lajme