Më 26 prill, UBT shënon me tryezë diskutimi Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në ICT

Më 26 prill, UBT shënon me tryezë diskutimi Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në ICT

 

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të enjten, më 26 prill, ftoheni që të merrni pjesë në aktivitetin “International Girls in ICT Day”, që do të mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në ICT, si iniciativë e mbështetur nga gjitha vendet anëtare të ITU-së.

 

Aktiviteti po organizohet nga UBT-CERT, në kuadër të UBT-së, me qëllim të krijimit ambientit global që fuqizon dhe inkurajon vajzat dhe gratë drejt ngritjes në karrierë dhe drejt rritjes së pjesëmarrjes së tyre në sektorin e ICT-së.

 

Këtë vit divizioni UBT-CERT do të organizojë një tryezë diskutimi për nder të kësaj dite, ku do të marrin pjesë studentet dhe stafi i gjinisë femërore nga UBT, si dhe do të ketë pjesëmarrëse edhe nga institucionet publike dhe private, me ç’rast do të tematizohen sfidat dhe arritjet e vajzave në ICT.

Aktiviteti është regjistruar në ITU, në mesin e shteteve të Unionit Evropian të zhvilluara në industrinë e ICT-së.

 

Aktiviteti është i hapur për të gjithë, përfshirë prindërit, profesorët dhe publikun.
Për çdo pyetje na kontaktoni në email-in:
cert@ubt-uni.net

Lajme