Në “UBT Summer of Code 2017” ligjërohet për sigurinë në IT

Në “UBT Summer of Code 2017” ligjërohet për sigurinë në IT

Punëtoria pesëditore për maturantë, “UBT Summer of Code 2017”, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, në ditën e katërt të aktivitetit të vet ka vijuar me trajtimin e temës “Siguria në IT”, që u mbajt nga ligjëruesi në UBT, Betim Gashi.

 

Gjatë kësaj ligjërate, pjesëmarrësit e kësaj punëtorie mësuan për rëndësinë e sigurisë në ueb, për mënyrën e mbrojtjes, pastaj për programet që shfrytëzohen për këtë qëllim, si dhe për dobitë e të qenit të siguruar në ueb.


Gjatë ditës së nesërme, në “UBT Summer of Code 2017” do të ligjërohet mbi kripto sistmet.

Lajme