Studentët e SHKI-së testojnë krijimet e tyre në laboratorët inovativë të UBT-së

Studentët e SHKI-së testojnë krijimet e tyre në laboratorët inovativë të UBT-së

Studentët e Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, dega në Ferizaj, i testuan projektet e tyre të fundit, në formën e projekt-propozimeve, në laboratorët inovativë të rrjetave kompjuterike.

 

Projektet e studentëve përmbajnë dokumentimin, kërkesat dhe nevojat e fizibilitetit e projektit, specifikat harduerike të pajisjeve, , topologjia e lidhjeve logjike, skemat logjike të IP-adresimeve, shërbimet që do të instalohen në kuadër të një rrjete, si dhe testimi dhe siguria e rrjetës, teksa të gjitha këto elemente kryhen me teknikën e punës “Learning by doing”.

 

Sipas bartësve të lëndëve Labcourse 1 dhe Rrjeta kompjuterike, prof. dr Zhilbert Tafa dhe Cand. PhD Besnik Qehaja, në kuadër të të cilave edhe janë kryer këto projekt-propozime, përmes tyre tentohet të arrihet një implementim real i një rrjete LAN, me të gjitha shërbimet që i duhen një institucioni, WEB shërbime, IP Iphone, FTP, Databaza, Wireless kyqje etj.

 

Projektet janë në fazën e përfundimit dhe si të tillë ato janë testuar në Simulatorë në kompjuterët e studentëve, teksa aktualisht janë në fazën e testimit real në laboratorët e UBT-së, dhe pastaj bëhet manuali i projektit me testime dhe mbrohet me notë.

Lajme