Profesori irlandez Darkwa ligjëroi për studentët e UBT-së

Profesori irlandez Darkwa ligjëroi për studentët e UBT-së

Profesori i Universitetit të Dublinit, në Irlandë, Immanuel Darkwa ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e UBT-së, me ç’rast trajtoi çështjen e inovacionit, kuptimin dhe dimensionin e këtij termi.

 

Gjatë kësaj ligjërate, Darkwa tha se inovacioni ka shumë kuptime dhe definime, por, sipas tij, konkretisht përfshinë gjithçka që quhet e re dhe që pranohet e kërkohet nga tregu.

“Inovacioni është diçka e re, diçka e ndryshme, si dhe është ide praktike dhe  implementim i suksesshëm i saj”, tregoi profesori Darkwa, teksa shpjegoi se inovacion nuk mund të jetë vetëm një shpikje e re.

“Inovacioni është sukses dhe pranim i shpikjes së re sepse ka shume shpikje të reja në botë, por që kurrë nuk e mbërrijnë tregun”.

 

Tutje, ai vlerësoi se inovacioni më shumë se gjithçka tjetër është veprim dhe komercializim i një ideje, duke u bërë kështu e pranueshme për njerëzit dhe tregun.

 

 Në fund të ligjëratës, studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje mbi shpikjet e fundit inovative në botë dhe me inovacionet e ndryshme që i përdorin kompanitë e mëdha botërore.

Lajme