Galeria

Galeria e Artit Bashkëkohor UBT 

 

UBT këtë vit ka festuar 20 vjetorin e themelimit, dhe një nga arritjet e shumta është edhe hapja e Galerisë së Artit Bashkëkohor të UBT-së brenda mjediseve të Kampusit të Inovacionit në Lipjan.

Me njohjen ndërkombëtare dhe arritjet e provuara, UBT vazhdon të investojë në standardet më të larta në arsimin e lartë në regjion dhe tutje. Qëllimi i galerisë është të nxisë praktikën studentore të UBT-së në prirjet më të fundit të artit bashkëkohor.

Ekspozitat në Galerinë UBT do të kurohen nga vetë stafi ynë akademik që kanë një histori të provuar të ekspozimit dhe sukseseve ndërkombëtare, por jo vetëm. Ne do të bashkëpunojmë me kuratorë ndërkombëtarë, artistë, shkrimtarë, kritikë arti e kështu me radhë.   

Ne kemi krijuar një program vjetor i cili do të dokumentohet dhe promovohet nga Grupi i Mediave të UBT-së për të arritur një audiencë më të madhe dhe për të na ofruar edhe më shumë komunitetin.