Pyetje te shpeshta

Sa i përket studimeve, transferimit të studimeve dhe pjesëve të tjera që lidhen me to, ne pranojmë në baza ditore pyetje të njëjta prej jush, për të cilat mund të merrni përgjigje më poshtë.

 

  • Kur hapet afati për regjistrim?

Afati për regjistrim do të hapet së shpejti dhe ne do të përkujdesemi që ju të informoheni në kohë.

 

  • Cili është çmimi i studimeve në UBT?

Lidhur me çmimin dhe informacione shtesë, ju lutem vizitoni kampuset dhe qendrat e UBT-së në Kosovë: Prishtinë, Lipjan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan.

 

  • Cilat programe studimi ofrohen ne UBT?

UBT ofron një numër të madh të programeve të studimit, që përfshijnë të gjitha fushat për të cilat ju mund të keni interesim dhe pasion.

Programet tona të studimit mund t’i gjeni në linkun: https://ubt-uni.net/

 

  • Cilat dokumente nevojiten për regjistrim?

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: diploma e shkollës së mesme, dëftesat e notave, certifikata e pikëve të maturës, ekstrakti i lindjes dhe kopja e letërnjoftimit,

Të njëjtat duhet t’i sillni në ndonjërën nga qendrat e UBT-së.

 

 

  • Cilat dokumente kërkohen nga UBT me rastin e transferimit të studimeve?

Për të aplikuar për transfer, ju duhet të veproni kështu: Të vini në UBT dhe të bëni kërkesën për transfer; të sillni certifikatën e lindjes; transkriptin e notave me numrin e kredive (ECTS), e nëse jeni gjeneratë më e vjetër, edhe indeksin kopje. Pasi të sillni të gjitha dokumentet e kërkuara, ne paraqesim kërkesën tuaj te departamenti përkatës për ekuivalentimin e notave, dhe në fund ju njoftojmë për vendimin e komisionit.