Programet

UBT siguron një ambient studimi dinamik dhe ndërkombëtar për studentët bachelor dhe master nëpërmjet të nxënit me cilësi të lartë dhe të bazuar në zgjidhjen e problemeve. Edukimi i ofruar në UBT përfshin leksione në gjuhë të huaj nga pedagogë dhe studiues nga Kosova dhe jashtë vendit, që krijon një ambient studimi ndërkombëtar për studentët vendas dhe ndërkombëtarë. Me mbi 50 profile studimi, studentët mund të zgjedhin fushë të specializimit që ju përshtatet aspiratave të tyre dhe zhvillon njohuritë e nevojshme për t’u bërë të suksesshëm në tregun e punës. Programet Master në UBT synojnë të mprehin aftësitë e të menduarit kritik të studentëve përmes qasjeve inovative dhe kreative.