Vlerësimi i transkriptës/Kredive

Para se të transferoheni në një universitet jashtë vendit, ju sugjerojmë që së pari të merrni një miratim paraprak për lëndët që do ti regjistroni. Përveç ndihmës sonë, çdo departament në UBT ka një koordinator i cili mund t’ju ndihmojë në procesin e mëtejshëm të vlerësimit të kredive. Për më tepër, të gjitha lëndët që do ti përfundoni jashtë vendit duhet të vlerësohen në UBT për të marrë kreditë për diplomën përfundimtare.