Studentët Aktual

Studentet

 

Rreth 17,000 studentë të UBT-së përfitojnë nga mundësi shkollimi të avancuar, njohje ndërkombëtare të diplomave dhe mundësi transferi në rreth 250 universitete partnere në Bashkimin Evropian dhe SHBA. Rreth 100 studentë tanë janë transferuar në universitetet më prestigjoze ndërkombtare. UBT është përfituesi më i madh i projekteve ndërkombëtare të shkëmbimit të studenteve nga Komisioni Evropian.

 

Rreth 98% e studenteve të diplomuar inkuadrohen në tregun e punës. Të diplomuarit nga UBT janë lider në ndërrmarrësi dhe biznese të reja, menaxherë në sektorin bankar, sektorin publik, teknologji informative, inxhinieri, arkitekture dhe ndërtimtari. Studentet tanë kanë qenë fitues të çmimeve më prestigjoze vendore dhe ndërkombëtare: fitues garën kombëtare për ndërrmarrësi, fitues në Albanian ACT Aëards, fitues të NASA Space Challenge, fitues të çmimit ndërkombëtar në Arkitekturë dhe Projektim, fitues të çmimit ndërkombëtar për programim të aplikacioneve kompjuterike (SHBA) dhe të mirënjohur për kontributin e tyre në kompanitë ndërkombëtare.