UBT Start Up School 2026

UBT Start Up School 2026

UBT Start Up School është themeluar në vitin 2024, e cila është pjesë e ekosistemit të ndërmarrësisë dhe inovacionit në UBT. Kjo shkollë synon të zhvillojë kulturën e ndërmarrësisë përmes edukimit praktik, mentorimit profesional dhe mbështetjes për transformimin e ideve në iniciativa dhe biznese të suksesshme. UBT Start Up School ofron një mjedis dinamik, ku pjesëmarrësit përfitojnë nga programet e trajnimit praktik dhe mentorimit me ekspertë të dëshmuar në shkencë dhe industri.

Në kuadër të ekosistemit të ndërmarrësisë dhe inovacionit në UBT është integruar edhe Qendra e Inkubimit dhe e Ndërmarrjeve të Vogla (Start-ups), e themeluar në UBT në vitin 2015, e cila ka kontribuar në zhvillimin e startup-eve dhe ndërmarrjeve të reja. Ky integrim ka krijuar një platformë të unifikuar që mbulon të gjithë ciklin e zhvillimit sipërmarrës, duke ofruar edukim, mentorim, inkubim dhe zhvillim të startup-eve, mundësi rrjetëzimi (networking), si dhe qasje në hapësira moderne bashkëpunuese (Coworking Space).

UBT Start Up School ofron tri programe të strukturuara sipas nevojave të grupeve të ndryshme të pjesëmarrësve:

Start Young – për nxënësit e shkollave të mesme, me fokus në zhvillimin e mendësisë sipërmarrëse, kreativitetit dhe njohurive bazë mbi biznesin;

 Start-Up Builder – për studentët, të diplomuarit dhe të rinjtë me ide biznesi, me fokus në validimin e ideve, zhvillimin e modeleve të biznesit dhe krijimin e startup-eve;

Business Growth – për ndërmarrësit dhe bizneset ekzistuese, me fokus në rritjen, zgjerimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit.

 Përmes këtyre programeve, UBT Start Up School kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë dhe më gjerë.

Start Young

Për nxënësit e shkollave të mesme

APLIKO
Start-Up Builder

Për studentët

APLIKO
Business Growth

Për ndërmarrësit

APLIKO