ID e studentit

Rregullat e ID-së studentore

 

ID kartela studentore do të identifikoj se ju jeni studentë i UBT-së, përmes ID-se studenti do të ketë sigurinë, integritetin akademik dhe sigurinë e komunitetit të kolegjit dhe pronës se kolegjit. Përmes ID krijohen lehtësira në qasje me të lehta në shërbimet elektronike të cilat ofrohen nga UBT,

 

Pajisja me kartë Identiteti

 

Secili kandidatë që bënë regjistrimin në UBT fiton të drejtën për pajisje me ID kartelë.  UBT lëshon një ID kartelë e cila përmban informacionet për programin studimor, vitin akademik të regjistrimit, emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, vendin e lindjes si dhe foton.  ID kartela shërben si dëshmi e statusit student dhe e njëjta duhet te bartet nga studentet në hapësirat e UBT-së. Zyra e IT-së në bashkëpunim me ZÇS lëshon të gjitha kartat e identitetit të studentëve.

 

Zëvendësimi

 

ID kartela vetëm herën e parë ofrohet pa pagesë, në rastet kur ID kartela humbet apo ka dëme të qëllimshme, studenti duhet të paraqesë kërkesë  për ID kartelë të re dhe me këtë rast  duhet te paguajë një pagesë prej 10 €.

 

Informacion shtesë:

 

Karta juaj e Identifikimit është e vlefshme vetëm kur jeni student aktiv i regjistruar në kolegj.

Në rast se nga stafi i UBT-se (Sigurimi, profesorët)  ju kërkohet ta paraqisni kartelën, ju duhet ta keni me vete dhe prandaj mos harroni ta mbani me vete në çdo kohë.