Në programin master në Media dhe Komunikim, UBT është përcaktuar për dy specializime:
Komunikimi politik dhe Organizatat
Mediat digjitale dhe Komunikimi
Studentët do të zgjedhin specializimin në semestrin e tretë të studimeve master.
Në specializimin Komunikimi politik dhe Organizatat, studentët nëpërmjet leksioneve, debateve e forumeve, do të marrin njohuri dhe do të trajtojnë Korporatat dhe Komunikimin Politik.
Ndërkohë që në Mediat digjitale dhe Komunikimi, studentët do të specializohen për Mediat Digjitale dhe Teknologjinë e re të Komunikimit.