UBT News është gazetë që shkruhet nga Media Group i UBT-së dhe nga studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim. Si e tillë, brenda saj trajtohen çështje që lidhen me studimet e studentët, me aktivitetet që zhvillohen brenda UBT-së, si dhe shkruhen rrëfime suksesi të studentëve. Pra, është një platformë e krijuar për t’ju dhënë studentëve hapësirë për ta shprehur mendimin e tyre të lirë dhe dokument i çmuar, falë të cilit studentët informohen për zhvillimet më të reja dhe më interesante në UBT. Gazeta është botimi ku studentët shpërfaqin botëkuptimet, mendimet dhe talentin e tyre në të shkruar, ndërsa fotografitë janë ato që i japin edhe më shumë ngjyrim dhe që i pasurojnë artikujt e studentëve tanë. Në UBT News mund të lexohen lajmet më të rëndësishme që e kanë karakterizuar UBT-në brenda një periudhe të caktuar kohore, ku përfshihen artikujt informativë, editorialet, intervistat me studentë e profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, shkrime autoriale të ligjëruesve të institucionit, por nuk mungojnë as esetë, portretet e studentëve, reportazhet dhe shkrimet për trajnime, punëtori e aktivitete të tjera. Projekti i gazetës dhe botimi i saj mbështetet dhe mundësohet nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi dhe nga Këshilli Akademik i UBT-së. UBT News publikohet 3 herë brenda një viti, pra çdo katër muaj. Numrin e ri të gazetës mund ta merrni falas në objektin e UBT-së, po ashtu mund ta shfletoni edhe në uebfaqen e UBT-së: www.ubt-uni.net.