Fakulteti i Arteve dhe Dizajnit

Programet Bachelor:


 

Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT është një qendër e kreativitetit, inovacionit dhe mësimit të orientuar drejt industrisë. Ne i përgatisim studentët për karriera dinamike në dizajn, modë, media digjitale, muzikë moderne dhe artet dramatike, duke ndërthurur vizionin artistik me teknologjinë më të avancuar dhe përvojën praktike.

Ne ofrojmë një gamë të larmishme programesh:

  • Master i Arteve në Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment– me module të personalizuara në Kompozim, Performancë Vokale dhe Instrumentale, Prodhim Audio dhe Menaxhim në Muzikë.
  • Bachelor i Arteve në Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment– i fokusuar në Prodhim Audio, Performancë Instrumentale dhe Vokale, Shkrim Këngësh dhe Menaxhim në Muzikë.
  • Bachelor i Arteve në Art dhe Media Digjitale– që ofron njohuri të gjera në media digjitale, animacion, gaming, VR/AR, VFX dhe prodhim multimedial.
  • Bachelor Profesional në Dizajn– me orientime në Dizajn Grafik & Komunikim Vizual, Dizajn Mode dhe Dizajn të Brendshëm & Hapësinor, duke integruar AR/VR, projekte ndërdisiplinore dhe laboratorë të orientuar nga industria.
  • Bachelor Profesional në Modë– i përqendruar në modën bashkëkohore, tekstilet e qëndrueshme dhe zhvillimin e portofolios.
  • Bachelor Profesional në Artet Dramatike– me drejtime në Aktrim dhe Performancë (në skenë dhe ekran), Regji dhe Prodhim Teatror, Regji Filmi dhe Tregim Kinematografik, si dhe Menaxhim Praktik të Prodhimit.

Falë laboratorëve modernë, ligjëruesve ndërkombëtarë, Java e Dizajnit, Akademia Verore, ekspozitave dhe partneriteteve me Erasmus+ dhe Horizon Europe, studentët tanë fitojnë aftësitë, rrjetet dhe përvojën praktike që u nevojiten për të udhëhequr në art, dizajn, muzikë, modë dhe performancë – në Kosovë dhe më gjerë.