Mbi 90 % e kapaciteteve prodhuese të energjisë në Kosovë gjendet në dy termocentrale Kosova A dhe Kosova B, të cilat operojnë me linjit, kurse pjesa tjetër e konsumit mbulohte nga prodhimi i energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) si dhe importi.
Energjia është identifikuar si prioritet kryesor kombëtar për Qeverinë dhe përqendrohet kryesisht në investime të mëdha në përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë, shpërndarjes së energjisë si dhe zhvillimin e kornizës ligjore për prodhimin e energjisë së rinovueshme, e cila është e paraparë edhe me Startegjinë e re për Energji në Republikën e Kosovës 2023-2031.
Sfidat kryesore me të cilat përballet sektori i energjisë në Kosovë janë: Zhvillimi i infrastrukturës energjetike, lehtësimi i investimeve për furnizim të rregullt me energji, zhvillimi i skemave inovative të financimit për investime kapitale dhe reflektimin e tyre në koston dhe çmimin e energjisë.
Përmirësimi i sigurisë dhe furnizimin me energji nënkupton, ndër të tjera, promovimin e diversitetit, efikasitetit dhe fleksibilitetit brenda sektorit.
Në shumicën e programeve të studimeve bazë në UBT, studentëve u kërkohet të kryejnë punë praktike dhe/ose laboratorike.
Programi Inxhinieri e Energjisë BSc përfshin një lëndë në semestrin e katërt të quajtur “Praktikë” (me 6 ECTS) dhe një lëndë në semestrin e gjashtë të quajtur “Praktikë/Projekt në Industri” (15 ditë pune, me 6 ECTS), të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e punës praktike të studentit. Në këto lëndë, studentët bashkëpunojnë me sektorin publik dhe privat në fushën e inxhinierisë së energjisë në Kosovë. Praktika zhvillohet në ambientet e kompanive partnere të programit Inxhinieri e Energjisë BSc; fillimisht, drejtuesi i lëndës konfirmon temat e punës praktike për secilin student, më pas studentët duhet të raportojnë mbi punën e tyre te mentori i lëndës, të përgatisin punimin praktik dhe në fund ta mbrojnë atë para profesorëve të fushave përkatëse.
Qëllimet e punës praktike ndryshojnë, por zakonisht përfshijnë:
Për të lehtësuar fazat e praktikës, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë lidh marrëveshje bashkëpunimi, kontrata ose dokumente të tjera me institucione/organizata, siç tregohet në tabelë.
| Nr. | Emri i Kompanisë | Lloji i Kompanisë |
| 1 | KEK | Korprata Elektronenergjetike e Kosovës |
| 2 | KOSTT | Operatori Sistemit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë |
| 3 | KEDS | Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë |
| 4 | TERMOKOS | Kompania publike për ngrohje |
| 5 | ZRRE | Zyrja e Rregullatorit të Energjisë |
| 6 | MUQA SOLAR | Kompania për Implementim të Energjisë Solare |
| 7 | ELECTRA | Fabrika për prodhim të Stabilimenteve Shpërndarëse 20 kV dhe 35 kV |
| 8 | MONTING | Kompania për peodhimin e Nenstacioneve të TM dhe Kthinave të TU |
| 9 | AWESK | Asociacioni i Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë |
| 10 | SCHNEIDER ELECTRIC | Perfaqesues per Kosove |
| 11 | NOTUS ENERGY KOSOVA LLC | Turbina me Ere |
| 12 | SUNVOLTA ENERGY | Kompani Private në Sektroin e Energjisë |
| 13 | OIERK | Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovë |