Moodle është një platformë e menaxhimit të mësimit (Learning Management System – LMS), e cila në UBT është implementuar që nga viti 2010 dhe përbën një nga shtyllat kryesore të mbështetjes së procesit mësimor dhe administrativ.
Platforma
Moodle u mundëson ligjëruesve, studentëve dhe administratës një sistem të integruar dhe një ambient të personalizuar të mësimnxënies, duke mbështetur zhvillimin e aktiviteteve mësimore, shpërndarjen e materialeve, vlerësimin e studentëve dhe komunikimin akademik.
Në UBT,
Moodle përdoret nga stafi akademik, studentët dhe administrata, dhe karakterizohet nga një ndërfaqe e thjeshtë dhe intuitive, funksionalitete drag-and-drop, si dhe burime të mirë-dokumentuara. Përmirësimet e vazhdueshme të platformës dhe zhvillimi i saj ndër vite kanë kontribuar që Moodle të jetë lehtësisht e përdorshme dhe efikase, duke mbështetur cilësinë e mësimdhënies dhe menaxhimin e procesit akademik.