BETA

UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Komunën e Vitisë

07/09/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka vizituar Komunën e Vitisë, me ç’rast është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune. Sokol Haliti, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit dhe dhënies së kontributit të përbashkët në fusha të ndryshme.

 

Rektori Hajrizi dhe kryetari Haliti janë pajtuar për lidhjen e bashkëpunimit në fushat që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor dhe mbrojtjen e mjedisit, konkretisht me mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit, planifikimin zhvillimor urban dhe rural, transportin dhe komunikacionin etj.

 

Me këtë rast, Hajrizi tha se UBT do të vë në dispozicion tërë stafin akademik dhe mjetet, me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale të mjedisit në Komunën e Vitisë, por edhe në çdo komunë tjetër që ka nevojë. Në anën tjetër, kryetari Sokol Haliti e vuri në pah nevojën që e ka komuna që ai e udhëheqë, në aspektin e marrjes së këshillave dhe konkretizimin e projekteve nga ekspertët e një institucioni kredibil, siç është UBT.

 

UBT ka lidhur bashkëpunim edhe me komuna tjera të Kosovës, me të cilat ka realizuar një varg projektesh inovative dhe që tashmë po shfrytëzohen për lehtësim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.