UBT zgjeron rrjetin e partneriteteve në Pragë, lidh bashkëpunim me Universitetin “Ambis”

20/02/2020

UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Ambis”, në Pragë, i cili ka për qëllim bashkëpunimin në të gjitha fushat akademike, të projekteve dhe hulumtimeve me interes të përbashkët për të dy institucionet.

 

Bashkëpunimi, po ashtu përqendrohet në fushën e botimit, shkëmbimit të botimeve, librave shkencorë, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, etj.

 

Falë kësaj marrëveshjeje institucionet mund të bëjnë shkëmbim semestral dhe të studentëve, të organizojnë vizita studimore në shtetet përkatëse, të zhvillojnë konferenca shkencore, apo edhe mund të hartojnë projekte të përbashkëta kërkimore në fushat me interes.

 

UBT tashmë ka rreth 500 bashkëpunime të tilla me universitete dhe institucione të shquara në botë.