UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Sigmund Freud”, në Vjenë

18/11/2019

UBT vazhdon të zgjerojë listën e bashkëpunimeve me institucione arsimore prestigjioze në Evropë dhe botë, me ç’rast po nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të krijimit të mundësive për shkëmbim të stafit dhe studentëve.

 

Një marrëveshje të tillë, së fundmi UBT e ka nënshkruar me Universitetin “Sigmund Freud”, me seli në Vjenë të Austrisë.

 

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar mes rektorit të UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, dhe drejtuesit e universitetit në fjalë, ku përqendrohet në fushën e mjekësisë dhe psikologjisë.

 

Konkretisht, marrëveshja parasheh edhe hartimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit dhe edukimit, trajnimit, zhvillimit të kurrikulave, transferimit të teknologjisë, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale. Po ashtu, do të organizohen edhe vizita dhe ligjërata në dyja institucionet, dhe me theks të veçantë mobilitetin e studentëve.

 

UBT deri më sot ka krijuar partneritet me qindra universitete të njohura në botë, ku falë këtyre programeve të shkëmbimit, studentët kanë mundësinë për të studiuar, punuar dhe udhëtuar në arenën ndërkombëtare.

 

Marrëveshjet mundësojnë edhe pjesëmarrjen në shkollat verore të universiteteve përkatëse.