UBT lidh memorandum bashkëpunimi me kompaninë “BEO”

10/10/2019

Përfaqësuesit e UBT-së dhe ata të kompanisë “BEO”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, nga i cili më së shumti do të përfitojnë studentët e UBT-së, konkretisht ata të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.

 

Bashkëpunimi ka për qëllim të aftësimit profesional të studentëve të fushës së teknologjisë, të cilët do të zhvillojnë punë praktike në këtë kompani, gjithnjë më mundësi të punësimin pas mbajtjes së praktikës në këtë kompani.

 

Studentët të cilët do të jenë pjesë e kësaj praktike në këtë kompani, ata kryesisht do të merren me zhvillimin e aplikacioneve të TIK-ut.

 

UBT ka nënshkruar marrëveshje të shumta të bashkëpunimit me kompani vendore dhe ndërkombëtare dhe me institucione tjera publike, falë të cilave, studentët kanë mundësinë t’i realizojnë qëllimet e tyre në karrierë dhe më të sistemohen në tregun e punës.