UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Aschaffenburg University of Applied Scienes

24/09/2019

Vizitat që rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi i bëri në Gjermani, u finalizuan me disa memorandume bashkëpunimi, mes të cilave edhe me Aschaffenburg University of Applied Scienes.

 

Në marrëveshjen që u nënshkrua nga rektori Hajrizi dhe nga rektorja e Aschaffenburg University of Applied Scienes, dr. Eva-Ma­ria Beck-Meuth, parashihen vizita ndërinstitucionale me qëllim të inkurajimit të hulumtimeve shkencore, shkëmbimi i studentëve të kualifikuar për qëllime studimore dhe kërkimore, shkëmbimi i publikimeve akademike dhe i informacioneve universitare, si dhe promovimi i aktiviteteve tjera akademike, me qëllim të arritjes së të gjitha qëllimeve të përfshira në marrëveshje.

 

UBT ka mbi 400 partnerë ndërkombëtarë, me të cilët deri sot janë realizuar një varg aktivitetesh të përbashkëta, përfshirë konferenca e publikime të përbashkëta, si dhe shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik.