Programi është krijuar për të tërhequr:
- Studentët me gradë të diplomuar nga fushat përkatëse të studimit, të cilët janë të interesuar në studimet pas-universitare të MA në Dizajn të Integruar.
- Studentët të cilët dëshirojnë të përsosin aftësitë e tyre në secilin prej përqendrimeve të studimit: Dizajn Grafik, Dizajn Mode, Dizajn Produkti dhe Dizajn i Brendshëm.
- Studentët që kanë punuar në një fushë të përqendruar ngushtë të dizajnimit.
- Studentët të cilët janë të interesuar të përshtatin programet e tyre individuale të studimit për t’iu përshtatur interesave të tyre profesionale, fokuseve aktuale, kurioziteteve dhe temave.
- Studentë nga disiplina të tjera, të cilët dëshirojnë të ndryshojnë rrugën e tyre të karrierës.
- Studentët të cilët tashmë janë diplomuar me sukses nga një program, dhe tani dëshirojnë të studiojnë dizajnin në mënyrë që të aplikojnë një qasje shumë-disiplinore në edukimin e tyre.
- Studentët të cilët janë të interesuar të marrin një arsim më alternative të dizajnit (që përveç ofrimit të një larmi fushash profesionale, si moda, dizzajni i produktit, dizajni grafik dhe dizajni i enterierit, gjithashtu përqendrohet në të menduarit kritik, analizën filozofike dhe eksperimentimin).
- Studentët e interesuar të bëhen dizajnerë mode, drejtorë arti, dizajnerë grafikë, stilistë, si dhe të fitojnë aftësi të transferueshme që mund të aplikohen në një larmi disiplinash ekzistuese dhe të ardhshme.
- Studentët e interesuar në industri kreative, të tilla si moda, kostumografia, multimedia, dizajni grafik, dizajni i produkteve dhe mobiljeve, dizajni i enterierit, ndërmarrjet e ndryshme filmike dhe multimediale, industria e aplikacioneve dhe lojërave kompjuterike, drejtorë kreativë, blerës të modës, industria e reklamave, brending dhe marketing , mësimdhënie dhe arsimim, etj.